Ömer Tuğrul Çam
19 Janar 2023•Përditësim: 19 Janar 2023
Presidenti i Këshillit Evropian (BE), Charles Michel njoftoi se është nisur drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, për t'u takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu Agency (AA).
Michel, vizitën të cilin nuk e paralajmëroi më parë për shkaqe sigurie, e njoftoi nëpërmjet një video në rrjetet sociale.
Duke theksuar se udhëton drejt Kievit, tha se përveç me Zelenskyy-n do të takohet edhe me kryeministrin Denys Shmyhal dhe zyrtarë të tjerë ukrainas.
Ai tha se do të diskutojë për hapat që duhen ndërmarrë për ta bërë Ukrainën më të fortë në luftën kundër Rusisë.
Michel tha se populli ukrainas lufton për tokat e veta dhe për vlerat e përbashkëta që i ndan me Evropën. Sipas tij, Ukraina ka nevojë për mbështetjen e BE-së.