Bota

Presidenti Erdoğan vizitë në Pakistan

Erdoğan do të marrë pjesë në mbledhjen e 6-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Lartë Strategjik Turqi-Pakistan, në Forumin e biznesit Turqi-Pakistan dhe do të zhvillojë edhe një takim me presidentin pakistanez, Arif Alvi

Mümin Altaş  | 13.02.2020 - Përdıtësım : 13.02.2020
Presidenti Erdoğan vizitë në Pakistan ( Volkan Furuncu - Anadolu Agency )

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u nis për një vizitë drejt kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë nisjes së tij në aeroportin Esenboğa të Ankarasë, Erdoğan u përcoll nga nënpresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, guvernatori i Ankarasë Vasip Şahin dhe kryebashkiaku i Ankarasë, Mansur Yavaş. 

Në kuadër të vizitës, Erdoğan do të marrë pjesë në mbledhjen e 6-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Lartë Strategjik Turqi-Pakistan si dhe në Forumin e biznesit Turqi-Pakistan.

Gjithashtu Erdoğan do të mbajë edhe një fjalim në seancën e përbashkët të Senatit dhe Parlamentit Kombëtar të Pakistanit si dhe do të zhvillojë edhe një takim me presidentin pakistanez, Arif Alvi.

Presidenti Erdoğan gjatë vizitës së tij në Pakistan është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Cahit Turhan, drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın