Bota

Presidenti Erdoğan pritet zyrtarisht në Katar

Dy liderët gjithashtu pritet të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështjet rajonale dhe globale, përfshirë sulmet izraelite në Gaza dhe në territoret e pushtuara palestineze

Zafer Fatih Beyaz  | 04.12.2023 - Përdıtësım : 04.12.2023
Presidenti Erdoğan pritet zyrtarisht në Katar Foto: Murat Cetinmuhurdar/AA

Doha

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, është pritur zyrtarisht pas mbërritjes së tij në Lusail Palace në Doha, nga Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, raporton Anadolu.

Gjatë pritjes së presidentit turk u kënduan himnet kombëtare të dy vendeve.

Pas prezantimit të delegacioneve nga të dyja vendet, Erdoğan dhe Al Thani morën pjesë në Takimin e 9-të të Komitetit të Lartë Strategjik Türkiye-Katar.

Në takim do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve midis Türkiyes dhe Katarit, si dhe do të trajtohen mënyrat për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme.

Dy liderët gjithashtu pritet të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështjet rajonale dhe globale, përfshirë sulmet izraelite në Gaza dhe në territoret e pushtuara palestineze.

Gjatë ditës së nesërme, presidenti Erdoğan do të marrë pjesë në Samitin e 44-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.

Po ashtu pritet të nënshkruhen marrëveshje të ndryshme dypalëshe.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.