Muhammed Emin Canik
20 Maj 2022•Përditësim: 23 Maj 2022
Sipas rezultateve të para të regjistrimit të popullsisë në Argjentinë, popullsia e vendit ka tejkaluar shifrën 47 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti Kombëtar i Statistikës dhe Regjistrimit i Argjentinës (INDEC), ndau me publikun rezultatet e regjistrimit të popullsisë të bërë më 18 maj.
Sipas kësaj, në krahasim me regjistrimin e vitit 2010 popullsia e Argjentinës është rritur për 7.2 milionë, duke arritur në 47.327.407 banorë.
Prej tyre 52.83 për qind janë gra ndërsa 47.05 për qind meshkuj.
INDEC kishte njoftuar se do të ndajë rezultatet më të detajuara paraprake të regjistrimit brenda 90 ditëve ndërsa rezultatet përfundimtare do të kërkonin më shumë kohë.
Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez, në deklaratën e bërë nga Twitteri tha se "Ne argjentinasit jemi më shumë se 47 milionë! Sot, falë përpjekjeve të të gjithëve kemi informacion më të qartë për të punuar për një të ardhme më të mirë".