Muhammed Emin Canik
26 Nëntor 2020•Përditësim: 26 Nëntor 2020
I pikëlluar dhe në zi nga vdekja e legjendarit argjentinas, Diego Armando Maradonës populli argjentinas doli në rrugë, transmeton Anadolu Agency (AA).
I pikëlluar dhe në zi nga vdekja e legjendarit argjentinas, Diego Armando Maradonës populli argjentinas doli në rrugë. Qendra e Buenos Aires dhe shumë stadiume në Argjentinë kryesisht La Bombonera e ekipit Boca Juniors ku shkëlqeu Maradona si dhe shtëpia ku humbi jetën dhe zonat përreth shtëpive ku ka lindur dhe ka jetur në rini Maradona u mbushën me njerëz prej të cilëve disa lotonin dhe disa brohoritën me slogane për Maradonën. ( Muhammed Emin Canik - Anadolu Agency )
Qendra e Buenos Aires dhe shumë stadiume në Argjentinë kryesisht La Bombonera e ekipit Boca Juniors ku shkëlqeu Maradona si dhe shtëpia ku humbi jetën dhe zonat përreth shtëpive ku ka lindur dhe ka jetur në rini Maradona u mbushën me njerëz prej të cilëve disa lotonin dhe disa brohoritën me slogane për Maradonën.
Turma e mbledhur në stadiumin La Bombonera në kryeqytetin Buenos Aires dhe në qendër të qytetit në njërën anë derdhi lotë dhe në anën tjetër borohoritën me slogane në falenderim të Maradonës.
Gjithashtu edhe në dritat paralajmëruese të trafikut nëpër rrugët e Buenos Airesit u reflektuan shkrimet "Faleminderit Diego".
Qytetarët në Buenos Aires dolën nëpër ballkone dhe duartrokitën për të përkujtuar Maradonën në orën 22:00 me orën lokale, orë e cila përkon me numrin 10 në fanellën që legjenda Maradona ka mbajtur në priudhën kur luante futboll.
Pritet që të vazhdojnë tubimet e lamtumirës për Maradonën i cili ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare.
Në vend u shpallën 3 ditë zie kombëtare
Qeveria në Argjentinë, për shkak të vdekjes së Maradonas shpalli 3 ditë zie kombëtare.
Presidenti Alberto Fernandez, ka njoftuar se morti i Maradonas do të vendoset në ndërtesën presidenciale Casa Rosada dhe se ceremonia mortore do të zhvillohet këtu.
Shtypi lokal ka shkruar se në ceremoninë mortore që do të jetë e hapur për publikun pritet të marrin pjesë rreth 1 milion persona.