Bota

Policia izraelite bastisje në Mesxhid al-Aksa

Sipas dëshmitarëve okularë, policia izraelite ka nxjerrë me forcë palestinezët që falnin namazin e sabahut në al-Aksa, duke shënuar një tjetër rast të shkeljeve të Izraelit ndaj faltoreve në Kuds

Sümeyye Özer  | 24.01.2020 - Përdıtësım : 27.01.2020
Policia izraelite bastisje në Mesxhid al-Aksa

Kuds

Policia izraelite ka kryer bastisje në Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas dëshmitarëve okularë, policia izraelite ka nxjerrë me forcë palestinezët që falnin namazin e sabahut në al-Aksa, duke shënuar një tjetër rast të shkeljeve të Izraelit ndaj faltoreve në Kuds.

Palestinezët kanë thirrur tekbire dhe slogane, duke e kundërshtuar veprimin e forcave izraelite.

Ndërkohë, Qendra e Informimit Wadi Hilweh njoftoi se policia izaelite në orët e mëngjesit ka arrestuar 13 palestinezë në zona të ndryshme të Kudsit.

Mesxhid al-Aksa, që gjendet në Kudsin Lindor të pushtuar, është kibleja e parë muslimanëve.

Nën këtë kompleks, ku krahas Xhamisë së Kibles dhe Kupolës së Shkëmbit gjenden edhe muze, medrese dhe oborri i madh, hebrenjtë janë duke kryer gërmime me arsyetimin se aty "gjenden mbetjet e Tempullit të Sulejmanit", duke pretenduar të drejtën për të kryer rite fetare në Aksa.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın