Turgut Alp Boyraz
15 Dhjetor 2016•Përditësim: 15 Dhjetor 2016
JERUSALEM (AA) - Në një bastisje në orët e vonët të natës, policia izraelite ka arrestuar 24 persona në Jerusalemin Lindor, vend ky që ndodhet nën pushtimin izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë izraelite, Micky Rosenfeld, në një deklaratë me shkrim është shprehur: "Në një operacion të policisë në lagjet arabe në Jerusalemin Lindor, 24 palestinezë janë arrestuar si të dyshuar se kanë marrë pjesë në ngjarje terroriste."
Forcat izraelite herë pas here kryejnë bastisje dhe arreston palestinezët në Jerusalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor, vende të cilat janë nën pushtimin e tyre prej një kohe të gjatë.
Jerusalemi Lindor dhe Bregu Perëndimor janë nën pushtimin izraelit prej vitit 1967. Në Bregun Perëndimor jetojnë rreth 400 mijë palestinezë, ndërsa në Jerusalemin Lindor jetojnë 200 mijë. Faktori ndërkombëtar i konsideron si ilegale vendosjen e herbenjve në këto vende.