Betül Yürük
15 Dhjetor 2016•Përditësim: 15 Dhjetor 2016
OKB/WASHINGTON (AA) - OKB-ja ka shprehur shqetësimet e thella për konfliktet të cilat po vazhdojnë pavarësisht se është shpallur armëpushimi mes opozitarëve dhe forcave të regjimit në lindje të Halepit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Stephane Dujarric, ka tërhequr vëmendjen se për shkak të vazhdimit të konflikteve mijëra civilë ndodhen përballë sulmeve të drejtpërdrejta dhe jeta e dhjetëra mijëra civilëve në lindje të qytetit ndodhet në rrezik.
Ai tha se janë të shqetësuar nga vazhdimësia e konflikteve pavarësisht se është shpallur armëpushimi mes opozitarëve dhe forcave të regjimit në lindje të Halepit.
Dujarric u ka bërë thirrje palëve për ndërprerjen e konflikteve në mënyrë që civilët nën rrethim të largohen në vendin që dëshirojnë, të veprojnë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe në mënyrë njerëzore ndaj personave që janë dorëzuar apo që janë arrestuar.
Nën ndërmjetësimin e Turqisë u arrit një armëpushim mes frocave të regjimit nën udhëheqjen e Rusisë dhe grupeve të armatosura opozitare në lindje të Halepit.
Në kuadër të këtij dakordësimi ishte parashikuar evakuimi në mënyrë të sigurtë i civilëve dhe opozitarëve të armatosur dhe transferimi i tyre në qytetin Idlib i cili është nën kontrollin e opozitarëve në jugperëndim të Halepit.
SHBA: "Ky barbarizëm në Halep duhet të ndalet"
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest deklaroi se “i ofendon” kur dikush pohon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk bëjnë mjaftueshëm për ndaljen e tragjedisë në Halep dhe në mbarë Sirinë.
Në pjesën më të madhe të brifingut të rregullt ditor për gazetarë, zëdhënësi kabinetit të presidentit të SHBA-ve Earnest iu përgjigj pyetjeve lidhur me ngjarjet tragjike në Halep në të cilën civilët nën rrethim janë të ekspozuar ndaj sulmeve të tmerrshme të forcave lojale të regjimit të presidentit Bashar al-Assad.
Sulmet ndaj civilëve në Halep vazhduan përskaj marrëveshjes së mbrëmshme për armëpushim dhe evakuimin e civilëve që u arrit me ndërmjetësim të Turqisë dhe Rusisë, ndërsa gazetarët e pyetën Earnest se çka po ndërmarrin SHBA-të lidhur me këtë çështje.
Earnest tha se presidenti amerikan Barack Obama tashmë disa vite kryeson nismën në drejtim të zgjidhjes diplomatike të krizës siriane, ndërsa akuzoi Rusinë se për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve të saj lejoi që të dështojnë ato tentime bilaterale.
“Ne edhe më tej punojnë në nisma. Jashëzakonisht jemi të shqetësuar për ngjarjet në Halep. Edhe ne marrim raporte për atë se si civilë të pafajshëm humbin jetën nëpër rrugë gjatë sulmeve të forcave të regjimit të cilat mbështeten nga Rusia dhe Irani. Ky barbarizëm duhet të ndalet. Po tentojmë këtë ta arrijmë përmes kanaleve të ndryshme diplomatike”, tha Earnest.