Hajer M'tırı
15 Dhjetor 2016•Përditësim: 15 Dhjetor 2016
PARIS/KIEV (AA) - Mijëra njerëz u mblodhën mbrëmë në Paris për të kërkuar armëpushim urgjent dhe ndërhyrje humanitare në qytetin sirian Halep, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo ishte protesta më e madhe në Francë që nga fillimi i luftës në Siri, gjashtë vjet më parë, sipas Amnesty International, një nga organizatat joqeveritare në botë që ka nisur fushatën #StandWithAleppo (Qëndrojmë pranë Halepit).
Protestuesit u mblodhën në Sheshin Igor Stravinski, të ëmruar sipas kompozitorit të famshëm rus, në një protestë simbolike kundër rolit të Rusisë në vrasjen e civilëve në Halep dhe shkatërrimin e qytetit.
Protestuesit ishin të veshur në të kuqe, me parulla të kuqe dhe fytyra të ngjyrosura me ngjyrë të kuqe, si kujtesë e gjakun të derdhur në Siri.
Shumë prej tyre formuan emrin "Halep" nga qirinj që kishin ndezur.
Në shumicën e parullave shkruhej: "Assad, Putin, DEASH, UN, Rouhani: Fajtorë" dhe "Ndaloni vrasjet, shpëtoni Halepin, shpëtoni njerëzimin", duke thirrur: "Siria nuk do të mposhtet, Siria do të jetojë" dhe "Bashar, Putin, ju jeni terroristë".
"Popullata civile nuk është indiferente ndaj asaj që po ndodh në anën tjetër të botës. Ne duhet të tregojmë mbështetjen tonë dhe të kërkojmë mbrojtjen e civilëve në Siri", tha Cecile Coudriou, zv/kryetare e Amnesty International për Francë.
Naha, një siriane e cila jeton në Paris, për AA tha se komuniteti ndërkombëtar në heshtje është duke shikuar ngjarjet e përgjakshme në Siri.
"Situata në Siri, veçanërisht në Halep është katastrofale. Njerëzit janë të bllokuar, nuk mund të lëvizin, ata presin vdekjen e tyre dhe askush nuk është duke bërë asgjë për t'i ndihmuar ata. Këta njerëz janë qenie njerëzore, ne duhet t'u ndihmojmë atyre", tha Naha e cila nuk deshi të zbulojë mbiemrin e saj për të mbrojtur familjen e saj që është në Siri.
Protestë në Ukrainë, thirrje për ndalimin e luftës në Halep
Grupi i aktivistëve i mbledhur përpara Ambasadës së Rusisë në Kiev, kërkoi ndalimin e luftës në Halep dhe në jug të Ukrainës.
Protestuesit kanë hapur pankarta me mbishkrime kundër Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe kreut të regjimit sirian, Bashar al Asad. Ata kanë vendosur në hekurat e rrethimit të ambasadës fotografi nga vrasja e fëmijëve në Halep.
Protestuesit të cilët kanë kërkuar të ndalen sulmet ndaj civilëve në Halep kanë lënë një shirit të kuq përpara ambasadës për fëmijët e vrarë atje. Ata vendosën gjithashtu edhe një pankartë me mbishkrimin "Putin ndalo bombardimin e fëmijëve".
Policia ukrainase kishe marrë masa të gjëra sigurie për protestën e cila përfundoi pa incidente.