Ekip
14 Dhjetor 2018•Përditësim: 15 Dhjetor 2018
PARIS (AA) - Duke marrë parasysh protestat e dhunshme gjatë pesë fundjavave të kaluara me radhë, Michel Delpuech, komandant i policisë së Parisit, tha se të shtunën në rrugët e kryeqytetit të Francës do të shpërndahen automjete të blinduara dhe mijëra policë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Delpuech të premten për radio RTL tha se shërbimet e sigurisë planifikojnë që në Paris të vendosin po të njëjtat forca si fundjavën e kaluar, që është rreth 8.000 policë dhe 14 automjete të blinduara.
Ai theksoi se dallimi më i madh do të jetë shpërndarja e më shumë grupeve të zyrtarëve patrullues për të kapur vandalë që bredhin në rrugët dytësore rreth bulevardit Champs Elysees, që fundjavën e kaluar plaçkitën dhe shkaktuan dëm të madh.
Këtë javë humbi jetën pjesëtari i gjashtë i grupit të ashtuquajtur të demonstruesve “jelekët e verdhë”, të cilin e goditi një kamion në bllokim rruge.
Përskaj asaj se autoritetet bëjnë thirrje që të ndërpriten protestat, lëvizja “jelekët e verdhë” që protestojnë në mbarë Francën nuk tregojnë shenja dobësimi.