Elena Teslova
11 Prill 2019•Përditësim: 11 Prill 2019
Zëdhënësi presidencial i Rusisë, Dmitry Peskov, ka deklaruar se komponentët e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 mund të prodhohen në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne nuk po flasim për zinxhirin e plotë të prodhimit pasi është një lloj i ri i armëve, por prodhimi i disa komponentëve mund të organizohet”, tha Peskov për gazetarët në Moskë.
Ai theksoi se “prodhimi mund të jetë në territorin e Turqisë”.
- Sudani
Po ashtu duke komentuar mbi situatën e fundit në Sudan, Peskov tha se Moska pret që situata të normalizohet së shpejti.
“Ne jemi duke monitoruar nga afër këtë situatë. Shpresojmë që së pari nuk do të ketë përshkallëzim të situatës që mund të çojë në vitkima njerëzore dhe shpresojmë se në të ardhmen e afërt situata do të kthehet në rrugën kushtetuese”, tha ai.
Sot më hërët, burime ushtarake konfirmuan për AA se presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, ka dhënë dorëheqje pas presionit mbi të nga ushtria dhe protestuesit.
Ushtria sudaneze ende nuk ka publikuar njoftim zyrtar lidhur me dorëheqjen e raportuar të al-Bashir.
Qindra mijëra persona dolën në rrugët e kryeqytetit Khartoum dhe në qytetet tjera për të shprehur gëzimin e tyre pas raportimeve të dorëheqjës së presidentit, pas plotë 30 vite në pushtet.
- Arrestimi i themeluesit të “WikiLeaks”
Për arrestimin e themeluesit të “WikiLeaks”, Julian Assange në Londër, Peskov tha se shpresojnë që të drejtat e tij të respektohen.
Policia britanike njoftoi se Assange u arrestua nga policia në Ambasadën e Ekuadorit pas një urdhri të lëshuar nga një gjykatë në Westminster.