Bota

Peru, personazhet e Krishtlindjeve vizitojnë fëmijët e shtruar në spital

Ky aktivitet synoi të ofronte një moment lehtësimi, gëzimi dhe mbështetjeje emocionale për pacientët dhe familjet e tyre në ditët para Krishtlindjeve

Alban Agushi  | 24.12.2025 - Përdıtësım : 25.12.2025
Peru, personazhet e Krishtlindjeve vizitojnë fëmijët e shtruar në spital Foto: Klebher Vasquez / AA

Lima

Personazhe të veshur si Babagjyshi dhe Grinçi u mblodhën për t'u takuar më 23 dhjetor, me fëmijët në Institutin Kombëtar të Shëndetit të Fëmijëve San Borja në Lima, të Perusë, raporton Anadolu.

Personazhet e Krishtlindjeve zbritën nga katet e sipërme të institutit dhe vizituan zona të ndryshme kujdesi për të përshëndetur dhe shpërndarë dhurata për afërsisht 150 fëmijë të shtruar në spital, në zona të tilla si kirurgjia pediatrike, kirurgjia neonatale dhe njësitë e djegieve.

Ky aktivitet synoi të ofronte një moment lehtësimi, gëzimi dhe mbështetjeje emocionale për pacientët dhe familjet e tyre në ditët para Krishtlindjeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.