Sinan Doğan
02 Qershor 2020•Përditësim: 02 Qershor 2020
Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në shtetin e Amerikës Latine, Peru, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 128 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës nga Ministria e Shëndetësisë në Peru, me 128 vdekjet e reja në 24 orët e fundit ka arritur në 4.634 numri i vdekjeve nga COVID-19 në vend, ndërsa me 5.563 rastet e reja ka arritur në 170.039 numri i rasteve me koronavirus.
Ndërkohë bëhet e ditur se numri i të shëruarve nga virusi ka arritur në 68.507.
Në Peru rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 6 mars, ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 20 mars.