PE miraton heqjen e regjimit të vizave për Gjeorgjinë
Në votimin që u realizua në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së në Bruksel, vendimi për heqjen e vizave u pranua 533 vota pro, kundrejt 66 votave kundër

Bruksel
BRUKSEL (AA) - Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar vendimin i cili parasheh përjashtimin e shtetasve të Gjeorgjisë nga regjimi i vizave gjatë udhëtimit në zonën Schengen, raporton Anadolu Agency (AA).
Në votimin që u realizua në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së në Bruksel, vendimi për heqjen e vizave u pranua 533 vota pro, kundrejt 66 votave kundër. Raportuesja e PE-së, Mariya Gabriel, ka theksuar se Gjeorgjia i ka realizuar reformat gjithëpërfshirëse për plotësimin e kritereve, ndërkohë që vendimi për përjashtim nga regjimi i vizave do të afrojë shtetin edhe më tepër drejt BE-së.
Me hyrjen në fuqi të vendimit, shtetasit e Gjeorgjisë do të përjashtohen nga regjimi i vizave gjatë udhëtimeve të tyre për qëllime afariste, turistike dhe tregtare. Gjatë udhëtimeve, gjeorgjianët do të mund qëndrojnë 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore.
Ky vendim nuk përfshin leje të punës, ndërsa do të hyja në fuqi pas miratimit nga Këshilli Evropian dhe shpalljes në Gazetën Zyrtare. Megjithatë, hyrja në fuqi e vendimit do të jetë e mundur me fillimin e zbatimit të mekanizmit frenues i cili do të mundësojë pezullimin e liberalizimit të vizave në gjendje të nevojshme.
Zona Schengen përbëhet nga 22 shtete të BE-së, me përjashtim të Bullgarisë, Qipros Jugore, Kroacisë, Britanisë, Irlandës dhe Rumanisë, si dhe nga Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.