Bota

Pas deshifrimit FETÖ rishikon drejtimin e organizatës

Strukturës drejtuese të kryesuar nga "Imami i Turqisë", Musftafa Özcan, i janë shtuar emra të rinj, si Naci Tosun, Reşit Haylamaz, Mustafa Yeşil, Sadık Kesmeci dhe İrfan Yılmaz

Aynur Ekiz  | 20.11.2016 - Përdıtësım : 21.11.2016
Pas deshifrimit FETÖ rishikon drejtimin e organizatës

Ankara

ANKARA (AA) - Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë turke, mësohet se organizata terroriste FETÖ, pas deshifrimit ka rishikuar mënyrën e drejtimit, duke ndryshuar përgjegjësit kryesorë dhe ato të vendeve të huaja, raporton Anadolu Agency (AA). 

Strukturës drejtuese të kryesuar nga "Imami i Turqisë", Musftafa Özcan, i janë shtuar emra të rinj, si Naci Tosun, Reşit Haylamaz, Mustafa Yeşil, Sadık Kesmeci dhe İrfan Yılmaz. 

Organizata terroriste FETÖ e cila është një kërcënim global dhe që është aktive në Evropë, Azi, Paqësor, Australi, Afrikë, Amerikën Jugore dhe Amerikë, ka si përgjegjës për Evropën, Abdullah Aymaz si dhe përgjegjës për Amerikën, Ismail Büyükçelebi. 

Lista e drejtuesve kryesorë është ulur në 11 persona. Drejtimi i organizatës terroriste FETÖ më parë përbëhej nga 14 emra duke përfshirë këtu kryeterroristin Fetullah Gülen, ndërkohë që tani numri i drejtuesve kryesorë është ulur në 11. 

Emrat e drejtuesve kryesorë të cilët njihen në opinionin turk si "këshilli i krye të lartësuarve" përbëhet nga këto emra, si Mustafa Özcan, İsmet Aksoy, Naci Tosun, Şerif Ali Tekalan, İrfan Yılmaz, Reşit Haylamaz, Abdullah Aymaz, Mehmet Erdoğan Tüzün, Mehmet Ali Şengül, Mustafa Yeşil, Sadık Kesmeci. 


FETÖ aktive në 30 vende të Evropës

Ndërkohë që drejtuesi për Evropën i FETÖ-s, Abdullah Aymaz ndodhet edhe në listën e drejtuesve kryesorë, si përgjegjës për Ballkanin Perëndimor njihet Süleyman Tiftik, ndërsa ndihmësi i tij është Naci Güven. 

Abdullah Aymaz i cili gjendet në listën e kuqe të të kërkuarve për terrorizëm në Turqi nuk dihet se ku banon. Ai njihet si një nga emrat kryesor të aktiviteteteve të kësaj organizate në Gjermani. 

Ndërkohë drejtuesit e organizatës terroriste FETÖ në disa vende të Ballkanit janë: Bayram Pınarbaşı është përgjegjës për Maqedoninë, Talip Aktaş, përgjegjës për Kosovën, Mehmet Mutlu Karaosman, përgjegjës për Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Murat Koç, përgjegjës për Serbinë. 

Organizata e cila operon në 30 vende të Evropës ka si përfaqësues në Gjermani, Hayrettin Özkul, në Britaninë e Madhe Adnan Azak, në Francë Hüseyin Karakuş dhe në Belgjikë Davut Yalçın. 

Përgjegjësit e FETÖ-s në Azi 

Organizata FETÖ ka shtrirë aktivitetin e saj në 20 vende të Azisë. Në Izrael ajo ka si përgjegjës Harun Tokat, në Arabinë Saudite Mevlüt Boztaş, në Japoni Muftafa Arslan, në Kinë Levent Oğzu dhe në Pakistan Ünal Toşur. 

Harun Tokak i cili është përgjegjës i organizatës terroriste FETÖ për Izraelin është në listën e terroristëve të kërkuar në Turqi. Ai tregohet nga prokuroria e Uşak-ut në Turqi si numri dy i strukturës financiare të organizatës. 

Përfaqësuesit e FETÖ-s në Amerikë 

Në kuadër të drejtimit të FETÖ-s në Amerikën Jugore, rezulton se në Kolumbi drejtohet nga Yunus Yaman, Venezuelë nga Eyyüp Mahmut Günel, Brazil nga Hamdullah Bayram Öztürk, Kili nga Sadi Şen dhe në Argjentinë nga Mustafa Eker. 

Ndërsa ndër drejtuesit të Amerikës Veriore mund të përmendim: përgjegjësi i SHBA-së, Ismail Büyükçelebi, përgjegjësi i Kanadasë Ismail Nazlı, i Meksikës Osman Karaca, ndërsa Republikës Dominikane Mehmet Ünalan. 

Ndër të kërkuarit për terrorizëm në Turqi i cili është në listën e kuqe është edhe Ismail Büyükçelebi. Ai njihet si drejtuesi i organizatës në Kinë në vitet 1997. Ndërkohë ai njihet njëkohësisht si drejtuesi për jashtë vendit në rangun e FETÖ-s. 

Drejtuesit e FETÖ-s për Afrikën 

FETÖ ka aktivitet në më shumë se 20 vende të Afrikës. Ajo ka përfaqësues në 20 vende të këtij kontinenti. Përgjegjësi për Egjiptin është Orhan Keskin, për Libinë Nurettin Kaya, për Tunizinë Ali Kökten, ndërsa për Algjerinë Hamit Olgun.

Organizata terroriste FETÖ ka përfaqësues edhe në Paqësor, në vende si Malajzi, Singapor, Tajvan, Hong Kong, Vietnam, Filipine, Indonezi, Laos, Papua Guinea e Re. Krahas këtyre vendeve organizata ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në Australi. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın