Gözde Bayar
16 Qershor 2020•Përditësim: 16 Qershor 2020
Parlamenti i Libisë kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të fillojë hetime për gjetjen e më shumë se 100 kufomave në qytetin Tarhuna, fortesa e fundit e komandantit puçist Kahlifa Haftar, që u çlirua nga Ushtria e Libisë më 5 qershor, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni i saj i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare përmes një deklaratë theksoi se ata kërkojnë veprim juridik kundër Haftarit dhe milicëve të tij.
Thirrja drejtuar organizatave të të drejtave të njeriut dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale, thekson se ata duhet të ndërmarrin veprime dhe t'i nxjerrin vrasësit para drejtësisë.
Libia njoftoi se kishte zbuluar 106 trupa, në mesin e të cilëve shumë gra dhe fëmijë, në një spital në Tarhuna menjëherë pas çlirimit të qytetit nga forcat e Haftarit.
Qeveria e Libisë e njohur ndërkombëtarisht ka qenë nën sulme të vazhdueshme nga forcat e Haftar që nga prilli 2019, me më shumë se 1.000 të vrarë në dhunë.
Qeveria nisi Operacionin Stuhia e Paqes në mars si kundërpërgjigje të sulmeve ndaj kryeqytetit dhe rishtazi rimori disa vende strategjike, përfshirë bazën ajrore Al-Watiya dhe qytetin Tarhuna.