Ekip
13 Prill 2016•Përditësim: 13 Prill 2016
PARIS (AA) – Çifti i dashuruar Kimly Do dhe Philip Senn ishin në mesin e tre çifteve fatlume të cilëve iu mundësua që për herë të parë të kalojnë natën në një dhomë nënujore të gjumit, të rrethuar me peshkaqenë, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për dhomën e bërë në akuariumin në Paris, e cila ndodhet shumë pranë kullës së Ajfelit.
Dhoma ka për qëllim studimin më të mirë të peshkaqenëve për çka e tëra është nga xhami dhe është vendosur 10 metra në thellësi të një pishine shumë të madhe.