Mustafa Keleş
13 Prill 2016•Përditësim: 13 Prill 2016
NEW YORK (AA) - Pas tri viteve punë, është mbyllur kanali Al-Jazeera America, raporton Anadolu Agency (AA).
Kreu i Al-Jazeera për Amerikën, Al Anstey, në janar, përmes postës elektronike kishte njoftuar punonjësit se ky kanal nga 30 prilli do të mbyllë transmetimet në rrjetin kabllor dhe dixhital.
Si arsye e këtij vendimi theksohen vështirësitë ekonomike që janë paraqitur në tregun mediatik amerikan.
Punonjësit e medias në rrjetin social Twitter kanë postuar një foto të përbashkët nga studioja në të cilën kishin shkruar se nga mbrëmë mbyllet puna e tyre. Me mbylljen e kësaj shtëpie mediatike, rreth 700 punonjës kanë humbur vendet e punës.