Alaattin Doğru
20 Korrik 2021•Përditësim: 21 Korrik 2021
Një zjarr shpërtheu pranë ndërtesës së Qeverisë në kryeqytetin e Francës, Paris, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale raportojnë se zjarri shpërtheu në çatinë e një ndërtese ku ndodhet ndërtesa e qeverisë dhe ambasada italiane.
Zyrtarët policorë njoftuan se nuk ka të lënduar.
Zjarri është vënë nën kontroll.