Alma Dekovic
24 Gusht 2021•Përditësim: 26 Gusht 2021
Akuariumi në qytetin kanadez Vancouver sërish ka hapur dyert e tij për vizitorët, pasi u mbyll për gati një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
"Jashtëzakonisht jemi të kënaqur që po rihapemi. Akuariumi i Vancouver-it ka qenë një nga atraksionet më të mëdha në këtë rajon dhe ka qenë në ballë të shpëtimit të gjitarëve detarë për më shumë se 60 vjet", tha Clint Wright, drejtori ekzekutiv i akuariumit.
Akuariumi u mbyll në fillim të shtatorit të vitit të kaluar për shkak, siç thanë ata në atë kohë, "të kohës sfiduese financiare". Menaxhmenti mori një vendim të tillë për shkak të rënies prej 80 për qind të shitjeve të biletave.
Më shumë se 200 punonjës me orar të plotë dhe të përkohshëm u pushuan nga puna kur atraksioni u mbyll.
Akuariumi iu shit kompanisë amerikane "Herschend Enterprises" në prill të këtij viti, e cila e shpëtoi atë nga falimentimi.