Hassan Ali Hassan Mekki, Mehmet Nuri Uçar
24 Gusht 2021•Përditësim: 24 Gusht 2021
Presidenti tunizian, Kais Saied, ka vendosur të zgjasë afatin e vendimeve të jashtëzakonshme të marra më 25 korrik, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e zyrës së presidentit të Tunizisë theksohet se vendimet e jashtëzakonshme në fushat legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore më 25 korrik janë zgjatur derisa të vendoset ndryshe.
Gjithashtu u njoftua se Saied do t'i drejtohet popullit të Tunizisë në ditët në vijim.
Në Tunizi në periudha të ndryshme kohore ka pasur krizë sociale, ekonomike dhe politike, e cila u thellua nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), pas së cilës shumë tunizianë dolën në rrugë më 25 korrik.
Gjatë protestave, tunizianët kritikuan ashpër qeverinë, ndërsa në disa pjesë të vendit, sulmet u kryen mbi selinë e Lëvizjes Nahda, partia më e madhe në Parlament.
Saied atëherë tha se neni 80 i Kushtetutës ishte zbatuar, i cili i jep atij kompetenca të jashtëzakonshme në një situatë kur vendi është në rrezik.
Presidenti tunizian pezulloi punën e parlamentit për 30 ditë, hoqi imunitetin e të gjithë deputetëve, shkarkoi nga detyrat kryeministrin dhe njoftoi emërimin e një të riu.