Ekip
18 Nëntor 2019•Përditësim: 19 Nëntor 2019
Pakistani, në mesin e tensioneve me rivalin e kamotshëm të Indisë pas hapit të kësaj të fundit në Kashmir në gusht, sot kreu lançimin stërvitës "të suksesshëm" të një rakete balistike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Raketa tokë-tokë “Shaheen 1“, e emëruar sipas një specie falkoni, simbol i forcës ajrore të vendit është në gjendje të sigurojë "të gjitha llojet e armëve luftarake" në diapazon deri në 650 kilometra, bëri të ditur në Twitter, zëdhënësi i ushtrisë së Pakistanit, gjeneral majori, Asif Ghafoor.
Ushtria gjithashtu lëshoi një video të lançimit stërvitës, e dyta që nga gushti.
"Trupat shfaqën një standard të lartë aftësie në trajtimin dhe funksionimin e sistemit të fuqishëm të armëve, duke siguruar zbrapsje minimale të besueshme të Pakistanit", shtoi Ghafoor.
Tensionet tashmë të ngritura midis dy fqinjëve janë ndezur pas vendimit të New Delhit për të hequr autonominë e Xhamu dhe Kashmirit më 5 gusht.