Islam Uddin
26 Mars 2021•Përditësim: 27 Mars 2021
Пakistani sot ka kryer test fluturimi "të suksesshëm" të një rakete balistike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Raketa balistike tokë-tokë Shaheen-1A ka një distancë prej 900 kilometrash, sipas një deklarate të ushtrisë.
Deklarata tha se testi "ka për qëllim rivlerësimin e dizajnit të ndryshëm dhe parametrave teknik të sistemit të armëve, duke përfshirë sistemin e avancuar të navigimit".
Testi u dëshmua nga zyrtarë ushtarakë dhe shkencëtarë dhe inxhinierë të organizatave strategjike, theksohet në deklaratë.
Presidenti Arif Alvi, kryeministri Imran Khan dhe zyrtarët e lartë ushtarakë të vendit përgëzuan shkencëtarët dhe inxhinierët për testin e suksesshëm, thuhet më tej.