Ekip
13 Dhjetor 2016•Përditësim: 14 Dhjetor 2016
KARAÇI (AA) – Pakistani ka akuzuar shtetin rival të tij për shumë vite, Indinë, se është duke prodhuar nëndetëse bërthamore, duke pohuar se ky aktivitet ka bërë Pakistanin të qëndrojë në gjendje gatishmërie, raporton Anadolu Agency (AA).
Sekretari i dytë i Pakistanit për Punë të Jashtme, Tasnim Aslam verejtjet i bëri këto deklarata gjatë një seminari që po mbahet në Islamabad.
“Në rrethana të atilla Pakistanit nuk i ka mbetur asgjë tjetër përveçse të qëndrojë i përgatitur për të mbrojtur veten duke qëndruar në gatishmëri”, ka thënë Aslam i cituar nga Radio Pakistani.
Pohimi erdhi një ditë pasi ministri indian Rajnath Singh tha se Pakistani së shpejti do të mund të copëtohet në 10 pjesë "nëse terrorizmi ndërkufitar nuk merr fund”, një referencë të cilën Nju Delhi e përdor për mbështetjen e pretenduar të Islamabadit ndaj militantëve pro-pavarësisë në Kashmirin që mbahet nga India.
Armiqësitë mes dy shteteve rivale janë rritur që prej kurë India akuzoi Pakistanin se ka lidhje me personin i cili vrau 19 ushtarë në Kashmirin që mbahet nga India.
Pakistani ka mohuar akuzat ndërkohë që ka akuzuar Indinë se ka shtypur protestat pro pavarësisë të cilat nisën në korrik në rajonin e Himalajeve, ku prej nisjes së tyre ka vrarë mbi 100 civilë dhe ka plagosur mijëra të tjerë.
Kashmiri që është një rajon i Himalajeve me popullsi dominante muslimane mbahet në kontroll të Indisë dhe Pakistanit dhe të dy shtetet pretendojnë se është i tëri i tyre.