Ekip
15 Korrik 2019•Përditësim: 16 Korrik 2019
Të paktën 22 pesona e kanë humbur jetën kur rrufeja goditi një treg në Azad Kashmir, njoftojnë zyrtarët dhe mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në mesin e viktimave janë edhe 9 anëtarë të Tableeghi Jamat, të cilët po qëndronin në një xhami lokale në afërsi, si dhe dy ushtarë, njoftoi televizioni lokal Aaj News, duke cituar zyrtarë nga organi për menaxhim me katastrofat në Azad Kashmir.
Incidenti ndodhi në qytetin Leswa të luginës Neelam, një destinacion atraktiv turistik që ndodhet në afërsi të Linjës së Kontrollit, që është 'de-facto' kufi që ndan luginën kontestuese të Kashmirit mes Pakistanit dhe Indisë.
Zyrtarët thonë se tregu i Leswas u shkatërrua plotësisht nga rrufeja. Ata gjithashtu thonë se disa automjete të turistëve u zhdukën shkaku i shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje në rajon.
Anëtarët e ushtrisë pakistaneze i janë bashkëngjitur administratës lokale në operacionet e shpëtimit.