Bota

Pakistan, 5 të vdekur nga stuhia e rërës

Stuhia e rërës shkuli pemët, shtyllat e shërbimeve dhe tabelat në pjesë të ndryshme të qytetit, si dhe shkatërroi çatitë e disa shtëpive dhe shkollave

Ekip   | 15.04.2019
Pakistan, 5 të vdekur nga stuhia e rërës

Karachi

Një stuhi masive e rërës me erë të nxehtë goditi qytetin portual të Karachit, duke shkaktuar vdekjen e së paku 5 personave dhe plagosur mbi 30 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Stuhia e rërës shkuli pemët, shtyllat e shërbimeve dhe tabelat në pjesë të ndryshme të qytetit, si dhe shkatërroi çatitë e disa shtëpive dhe shkollave.

Sipas zyrtarëve të ekipit të shpëtimit, gjithashtu u raportuan aksidente të shumta rrugore, kryesisht nga autostrada kryesore Karachi-Quetta, duke shkaktuar vdekjen e së paku tre personave dhe duke plagosur disa të tjerë. Dy të tjerë u vranë në incidentet e shembjes së çatisë, thuhet me tej.

Dr. Seemi Jamali, kreu i shërbimeve emergjente në Qendrën Mjekësore të Xhunnahut, u tha gazetarëve se rreth 36 të lënduar u sollën në spital të hënën.

Departamenti meteorologjik ka parashikuar një stuhi tjetër të pluhurit të shoqëruar nga shira të rërës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın