Ekip
20 Janar 2019•Përditësim: 21 Janar 2019
ANKARA (AA) - Këshilltari i kryetarit të përgjithshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Yasin Aktay, tha se Tunizia ofron inkurajime shumë të rëndësishme për investitorët e huaj dhe tha në këtë vend me burime të pasura në aspketin e ujërave gjeotermale, do të ndërtohet një ndër investimet më të rëndësishme turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të siguruara nga AA, Grupi Gjeotermal Doğan, i cili që rreth 30 vite vepron në sferën gjeotermale dhe menaxhon investime të rëndësishme hotelesh dhe me pronësi të përkohshme (timeshare), në qytetin Hamma të krahinës Gabes në Tunizi, përgatitet të ndërtojë hotel me 1.000 banesa me sistemin e pronësisë së përkohshme, qendër për terapi fizike dhe rehabilitimi si dhe një qendër tregtare.
%2F20190120_2_34516893_40931339.jpg)
Delegacioni i kryesuar nga Kreu i Grupit Gjeotermal Doğan, Mehmet Ali Doğan dhe Yasin Aktay, të cilët më parë kanë bërë hulumtime në Hamma, para një kohe të shkurtër zhvilluan edhe një vizitë në rajonin në fjalë për të përgatitur detajet e projektit si dhe protokolit të partneritetit.
Delegacioni gjithashtu realizoi takime me ministrin e Zhvillimit dhe Investimeve të Tunizisë, Ziad al-Athari, në lidhje me inkurajimet dhe mbështetjet që qeveria ofron për invesitorët e huaj.
Në deklaratën e tij për AA, Aktay e vlerësoi projektin në fjalë. "Tunizia është një vend që ofron inkurajime të rëndësishme për investitorët e huaj", tha ai.
Akta theksoi se Tunizia është e pajisur me burime të pasura termale, duke shtuar se projekti ka dalë në pah pasi kanë marrë një ofertë nga Tunizia.
Aktay tha ndërtesat të cilat janë me sistemin e pronësisë së përkohshme që do të ndërtohen në Hamma, do të shërbejnë edhe për Libinë dhe Algjerinë, pasi rajoni gjendet në afërsi të këtyre dy shteteve.
Ai shtoi se investime të ngjashme do të bëhen edhe në kryeqytetin Tunis.