Sinan Uslu
24 Shkurt 2018•Përditësim: 24 Shkurt 2018
ANKARA (AA) – Forcat e Armatosura Turke (TSK) njoftojnë se që nga fillimi i operacionit "Dega e Ullirit" e deri më tani në Afrin të Sirisë, janë neutralizuar gjithsej në 1.931 terroristë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se vazhdojnë operacionet ajrore dhe tokësore për neutralizimin e terroristëve anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD dhe DEASH.
Në deklaratë theksohet se që nga fillimi i operacionit e deri tani janë neutralizuar 1.931 terroristë.
- TSK dhe ULS pastrojnë nga terroristët disa fshatra në Afrin
Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) kanë çliruar një fshat tjetër të quajtur Dunbenli nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it, si pjesë e operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë veriperëndimore.
Korrespodentët e AA-së nga terreni raportojnë se fshati Dunbenli në zonën Raju, që ndodhet në perëndim të Afrinit, është pastruar nga të gjithë terroristët.
Më herët gjatë ditës TSK dhe ULS kanë pastruar nga terroristët YPG/PKK-DEASH-it fshatrat Hacilar dhe Abu Kab pranë qytezës Cinderes, në jugperëndim të Afrinit.
Që nga fillimi i operacionit më 20 janar, TSK dhe ULS kanë pastruar 104 lokacione përfshirë një qendër të një qarku, 76 fshatra, 20 kodra dhe male strategjike, si dhe një bazë të YPG/PKK-së.
Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” për të pastruar terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm Turk, operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe në rajon, si dhe për të mbrojtur popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.
Nga atje theksojnë se operacioni është duke u zhvilluar në kuadrin e të drejtave të Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare, vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe në respektin e integritetit territorial të Sirisë.
Ushtria turke poashtu theksoi se vetëm objektivat terroriste po shkatërrohen dhe “rëndësi e madhe” jepet që të mos dëmtohet asnjë civil.
Afrin ka qenë një strehë e madhe për PYD/PKK-në që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi sirian i Bashar al-Assadit i lëshoi qytetin grupit terrorist pa luftë.