Muhammed Bilal Kenasari
20 Janar 2018•Përditësim: 21 Janar 2018
WASHINGTON (AA) – Lidhur me operacionin e Degës së Ullirit, i cili nisi sot nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) për neutralizimin e anëtarëve të organizatave terroriste PYD/PKK dhe DEASH nga rajoni Afrin, në veri-perëndim të Sirisë, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka porositur që të "mos përshkallëzohet tensioni", transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Pentagonit, Adrian Rankine-Galloway, në një deklaratë me shkrim është shprehur se, “Ne ju bëjmë thirrje të gjithë palëve që të mos përshkallëzojnë tensionin dhe që t’i drejtohen shkatërrimit të DEASH-it, e cila është detyra kryesore”.
Rankine-Galloway ka theksuar se, “Ne kuptojmë shqetësimet e Turqisë lidhur me PKK-në, e cila është futur në listën e terroristëve nga SHBA-të. SHBA-të nuk ofrojnë ndonjë mbështetje për PKK-në”.