Adham Kako
31 Janar 2018•Përditësim: 01 Shkurt 2018
AZEZ (AA) - Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS), kanë çliruar nga organizata terroriste PYD/PKK fshatin Bak Ubasi në qytezën veriore të Afrinit, Bulbul, në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", raporton Anadolu Agency (AA).
TSK dhe ULS e cila mbështet operacionin, në orët e mëngjesit kanë nisur një operacion në fshatrat përreth qytezës Bulbul.
Në vazhdim të operacionit, TSK dhe ULS, kanë çliruar fshatin Bak Ubasi nga organizata terroriste PYD/PKK.
Kështu që me çlirimin e fshatrave në lindje të qendrës së qytezës Bulbul, janë ndërprerë rrugët logjistike strategjike të organizatës terroriste të cilat çojnë në veri të Afrinit.
Në ditën e 12-të të Operacionit Dega e Ullirit, 25 pika ndër të cilat 19 fshatra, një vendbanim pranë fshatit 5 male ose kodra strategjike janë çliruar nga organizata terroriste.
TSK dhe ULS në ditët e mëparshme të operacionit çliruan fshatrat Shengal, Zehran, Bali, Kurni, Hay Oglu, Heftar, Ursea dhe vendbanimin Kurdo të qytezës Bulbul, kurse më pas fshatrat Edamanli, Ali Bekki, Bilal Koy, Omer Ushagi, Mamel Ushagi, Sulejman Halil, Sati Shagi dhe Alkana, Kodrën e 915-të dhe 740-të e qytezës Raxhu, Kodrën Shejh Hadid dhe fshatin Kara Mitlak në qytezën Shejh Hadid dhe fshatin Hammam, Kodrën Mersides të qytezës Xhinderes dhe Kodrën Burseya dhe fshatin Kastel Xhundo të qytezës Sheran.