Fatma Esma Arslan
05 Shkurt 2018•Përditësim: 06 Shkurt 2018
ANKARA (AA) – Për të njollosur operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë, të udhëhequr nga Forcat e Armatosura Turke (AA), llogaritë e PYD/PKK në rrjetet sociale këtë radhë u përpoqën që plaçkitjet në Halep, të kryera nga regjimi i Asadit, t’i paraqesin sikur në Afrin, raporton Anadolu Agency (AA).
Fotografia, e cila në rrjetet sociale është shpërndarë me etiketën “Ndalojeni gjenocidin në Afrin”, u zbulua se është përdorur më 3 maj 2016 në lajmin me titull “Qindra civilë humbin jetën si pasojë e sulmeve të regjimit të Asadit”.

Për një imazh tjetër të publikuar nën të njëjtën etiketë, u zbulua që i përket një vajze të vogël nga Guta Lindore.

Mbështetësit e organizatës u përpoqën që edhe fotografitë e plaçkitjes së shtëpive të Halepit nga forcat e regjimit të Asadit, t’i paraqesin sikur janë në Afrin.
Fotografia e publikuar me pohimin “TSK plaçkitë shtëpitë e popullit në fshatrat e Afrinit”, është shkrepur më 29 dhjetor 2016, pas evakuimit nga Halepi Lindor.
Në fotografi, shihet se si forcat e regjimit të Asadit dhe milicitë e huaja të mbështetura nga Irani, gjatë plaçkitjes së shtëpive të civilëve të cilët braktisnin qytetin, vendosin një makinë rrobalarëse në automjetin e tyre.

Edhe më herët, mbështetësit e terrorizmit, janë përpjekur që fotografinë e Umames, foshnjës së vdekur në Gutan Lindore, ta paraqesin sikur është në Afrin, ndërkaq fotografinë e një vajze nga Gaza, në pankartën e përgatitur nga organizata për mitingun në Gjermani e kanë paraqitur sikur është një fëmijë nga Afrini.
Nga ana tjetër, u zbulua që fotografia e shpërndarë me pohimin “TSK i dëmton veprat historike në Afrin”, është e datës 31 janar dhe i përket një vepre historike të Mesjetës, e cila është marrë gjatë operacionit kundër PKK-së të kryer në Tunceli.