Bota

OKB thirrje SHBA-së që të heqë embargon ndaj Kubës

Derisa SHBA-ja dhe Izraeli kanë votuar "kundër" në votim nuk morën pjesë Emiratet e Bashkuara Arabe, Kolumbia dhe Ukraina

Islam Doğru  | 24.06.2021 - Përdıtësım : 24.06.2021
OKB thirrje SHBA-së që të heqë embargon ndaj Kubës

New York

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) me shumicë dërrmuese miratoi rezolutën rekomanduese e cila i bën thirrje SHBA-së që t'i japë fund embargos 61 vjeçare ndaj Kubës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në votimin e zhvilluar për herë të 29-të këtë vit në sallën e Asamblesë së Përgjithshme, 184 nga 193 vende anëtare të OKB-së votuan në favor të vendimit për t'i dhënë fund embargos ndaj Kubës.

Derisa SHBA-ja dhe Izraeli kanë votuar "kundër" në votim nuk morën pjesë Emiratet e Bashkuara Arabe, Kolumbia dhe Ukraina.

Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shihen si një mjet që pasqyron vullnetin e komunitetit ndërkombëtar dhe ato nuk kanë ndonjë detyrim ose fuqi sanksionuese.

SHBA-ja zbaton ndaj Kubës embargo ekonomike, tregtare dhe financiare që nga 19 tetori 1960 e deri më tani, embargo kjo e cila është regjistruar si më e gjata në historinë moderne.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.