Bota

Takimi i G20 në Siçili: Fuqizimi i plotë i grave, thelbësor për arritjen e rimëkëmbjes ekonomike

Deklarata përfundimtare potencon se fuqizimi i plotë i grave është thelbësor për arritjen e rimëkëmbjes ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme

Barış Seçkin  | 24.06.2021 - Përdıtësım : 24.06.2021
Takimi i G20 në Siçili: Fuqizimi i plotë i grave, thelbësor për arritjen e rimëkëmbjes ekonomike

Romë

Ministrat e punës të ekonomive më të mëdha të botës të G20 u mblodhën në Katania të Siçilisë të mërkurën në një takim të organizuar nga Italia, e cila ka presidencën e radhës të G20, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën përfundimtare pas takimit, ministrat diskutuan tendencat e fundit në tregun e punës në botë, vlerësuan punësimin e grave, mbrojtjen sociale përfshirëse dhe ndryshimin e formave të punës me dixhitalizimin dhe monitoruan angazhimet e "Qëllimit të Antalyas" që u ngritën në këtë kontekst.

Në deklaratë u theksua se pandemia COVID-19 vazhdon të ketë një ndikim të rëndësishëm tek komunitetet dhe ndaj ekonomisë globale duke shkaktuar rritjen e pabarazisë në të gjithë botën.

"Jemi të vetëdijshëm për faktin se të gjithë ne kemi nevojë për më shumë drejtësi shoqërore dhe qasje politike të orientuar drejt njeriut", thuhet në deklaratë.

Gratë, të rinjtë dhe grupet e cenueshme me aftësi të ulëta janë prekur në mënyrë disproporcionale nga shpërthimi i pandemisë ndërsa vendet anëtare të G20 do të punojnë për këtë çështje, shton deklarata.

"Fuqizimi i plotë i grave është thelbësor për të arritur një rimëkëmbje ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në krizën e vazhdueshme", thanë vendet anëtare.

Deklarata më tej potencon se planet e punësimit të G20 do të vazhdojnë të zbatohen ndërsa Udhërrëfyesi Rinor i G20 2025 do të inkurajohet të përmirësojë pritjet e të rinjve në tregun e punës siç është rënë dakord në Rijad në vitin 2020.

Turqia u përfaqësua në takim nga Ömer Gücük, ambasadori i Turqisë në Itali.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.