Ebru Şengül
12 Tetor 2016•Përditësim: 12 Tetor 2016
NEW YORK (AA) Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka apeluar te liderët botërorë që të punojnë në drejtim të gjetjes së burimeve të qëndrueshme të energjisë, ku do të përfitonin të gjithë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon në një video paraqitje të tij në Kongresin Botëror të Energjisë që po mbahet në Stamboll, tha të mërkurën se Kongresi paraqet një mundësi të mirë për të mbledhur në një vend njerëzit e rëndësishëm nga kjo fushë përmes Këshillit Botëror të Energjisë (KBE).
Koncepti i KBE-së për energji të qëndrueshme bazohet në tre komponentë kryesore siç janë: siguria e energjisë, kapitali i energjisë dhe qëndrueshmëria e mjedisit.
“Vitin e kaluar liderët botëror miratuan agjendën e 23-të për energji të qëndrueshme si dhe Marrëveshjen e Parisit për ndryshime klimatike. Qasja jonë transformuese mbi energjinë është thelbësore për sukses”, tha Ban.