Selçuk Acar
12 Tetor 2016•Përditësim: 12 Tetor 2016
NEW YORK (AA) - Një grup i sikhëve të cilët jetojnë në SHBA protestuan para selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe i bënë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që "të parandalohet India për të shndërruar Penxhabin në fushë beteje", raporton Anadolu Agency (AA).
Sikhët të cilët jetojnë në New York dhe përreth, organizuan demonstratë para OKB-së "që KS i OKB-së të parandaloj luftën që mund të shpërthejë mes Indisë dhe Pakistanit, dy forca të cilët posedojnë armë bërthamore".
Në demonstratën anti-luftës, e cila u mbajt pas lajmeve se ushtria e Indisë në javët e fundit është duke grumbulluar ushtarë kundër Pakistanit dhe se bën evakuimin e popullsisë civile në rajon, sikhët kërkuan që "India të përfundojë okupimin ndaj Penxhabit ndërsa në këtë rajon në vitin 2020 të mbahet referendum".
Në pankartat që mbanin pjesëtarët e këtij grupi shkruante: "Mbështete referendumin e vitit 2020", "Përfundoje okupimin indian" dhe "Shpëtoje Penxhabin".