Cem Genco
25 mars 2019•Përditësim: 26 mars 2019
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dërgoi 16 maune me ndihma për popullin në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Maunet me ndihma humanitare kaluan përmes vendkalimit kufitar Cilvegozu në Reyhanli të provincës turke Hatay.
Ndihma do t'i shpërndahet popullatës në Idlib.
Po ashtu, në vijim është kthimi i sirianëve, të cilët nga disa rajone të Turqisë po kthehen në Idlib.