OKB aprovon marrëveshjen e kufirit detar Turqi-Libi
Marrëveshja "është regjistruar në Sekretariat, në përputhje me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara", thuhet në certifikatën e regjistrimit me datë të së mërkurës

Washington
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, certifikoi marrëveshjen Turqi-Libi mbi caktimin e zonave të juridiksionit detar në Mesdhe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Marrëveshja "është regjistruar në Sekretariat, në përputhje me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara", thuhet në certifikatën e regjistrimit me datë të së mërkurës.
"Çdo traktat dhe çdo marrëveshje ndërkombëtare e arritur nga çdo Anëtar i Kombeve të Bashkuara pas hyrjes në fuqi të kësaj Karte do të regjistrohet sa më shpejt që të jetë e mundur në Sekretariat dhe do të botohet nga ai", thuhet në nenin 102.
Më 27 nëntor 2019, Ankaraja dhe Tripoli nënshkruan dy memorandume mirëkuptimi; një mbi bashkëpunimin ushtarak dhe tjetri mbi kufijtë detarë të vendeve në Mesdheun Lindor.