Diyar Güldoğan
01 Qershor 2018•Përditësim: 01 Qershor 2018
PARIS (AA) - Turqia dhe Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) me bazë në Paris kanë rënë dakord për krijimin e një qendre në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri turk i ekonomisë Nihat Zeybekci dhe sekretari i përgjithshëm i OECD-së, Angel Gurria, të enjten në kryeqytetin francez Paris morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për hapjen e Qendrës së OECD-së në Stamboll.
"Qeveria turke përpiqet ta bëjë Stambollin qendër të kulturës, tregtisë dhe ekonomisë për të gjithë rajonin", tha Zeybekci para ceremonisë.
Zeybekci shtoi se Stambolli është kthyer në një pikë ku në mënyrë logjistike bashkohen Eurazia, Lindja e Mesme, Azia Qendrore, Kaukazi, Ballkani dhe Afrika.
Ai tha se kanë nisur punimet për themelimin e qendrës, pa dhënë detaje të mëtejshme se kur do të jetë funksionale saktësisht.