Bota

OBI bisedime me Kinën për islamofobinë dhe situatën e muslimanëve

Një delegacion nga organizata pas një ftese të Ministrisë së Jashtme të Kinës nesër do të zhvillojë vizitë në kryeqytetin kinez Pekin ku do të diskutojë me zyrtarët kinezë për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare

Hussein Mahmoud Ragab Elkabany, Zeynep Hilal Karyağdı  | 22.01.2019 - Përdıtësım : 23.01.2019
OBI bisedime me Kinën për islamofobinë dhe situatën e muslimanëve

Xhidde

XHIDDE (AA) - Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) do të bisedojë me Kinën mbi çështje të ndryshme, përfshirë zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, situatën e muslimanëve në vendet joanëtare dhe islamofobinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga OBI, një delegacion nga organizata pas një ftese të Ministrisë së Jashtme të Kinës nesër do të zhvillojë vizitë në kryeqytetin kinez Pekin dhe përgjatë një jave do të diskutojë me zyrtarët kinezë për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

OBI bëri të ditur se këto janë bisedimet e dyta që zhvillohen mes dy palëve dhe se me Kinën, krahas marrëdhënieve me botën islame, kauzës palestineze, çështjes Izrael-Palestinë, zhvillimeve në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Afganistan, do të diskutohen edhe çështjet si situata e muslimanëve në vendet joanëtare të OBI-t, lufta kundër islamofobisë, terrorizmit dhe radikalizmit.

Gjithashtu, në delegacionin që do të kryesohet nga nënsekretari i përgjithshëm për Politikën e Jashtme të OBI-t, Yusuf ed-Dabii, njoftohet se do të jenë të pranishëm edhe zyrtarë nga administrata e çështjeve politike të organizatës, ajo e pakicave, e komuniteteve muslimane, e dialogut dhe komunikimit, si dhe zyrtarët e administratës së medias.

Në prill të vitit 2015, midis OBI-t dhe Kinës u zhvilluan bisedime në Pekin, ku u diskutua situata e pakicave muslimane anembanë botës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın