Bota

Gjatë janarit në Detin Mesdhe humbën jetën 203 migrantë

"BE nuk mund të qëndroj si spektator në këtë çështje", ka shkruar në rrjetin social ministjra e mbrojtjes e Italisë, Elisabetta Trenta

Bayram Altuğ  | 22.01.2019 - Përdıtësım : 23.01.2019
Gjatë janarit në Detin Mesdhe humbën jetën 203 migrantë

Davos

DAVOS (AA) - Organizata Ndërkombëtare e Migrimit (IOM) njoftoi se në 20 ditët e parë të këtij viti në Detin Mesdhe kanë humbur jetën 203 migrantë të parregullt në përpjekje për të arritur në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).

IOM bën të ditur se mes datave 1-20 janar nëpërmjet Detit Mesdhe në Evropë kanë kaluar 4.883 migrantë të parregullt, prej të cilëve 3.429 kanë kaluar nëpër brigjet e Spanjës, 1.166 në Greqi ndërsa pjesa tjetër në Maltë dhe Qipron Veriore.

Nga IOM po ashtu njoftojnë se në të njëjtën periudhë 203 migrantë të parregullt kanë humbur jetën në brigjet e Evropës.

Sipas IOM-it, më 17 janar në një përmbysje në detin Alboran mes Spanjës dhe Marok-ut kanë humbur jetën 53 persona, ndërsa në aksidentin e ndodhur në Detin Mesdhe pas një dite, kanë humbur jetën ose janë zhdukur 117 persona.

"Nuk mund të lejojmë që të vazhdojë tragjedia në Detin Mesdhe. Nuk mund të injorojmë vdekjen e shumë njerëzve para derës së Evropës", është shprehur Filippo Grandi, komisioneri i UNHCR-së, në lidhje me aksidentin më të madh të vitit të ri në Detin Mesdhe me migrantët e parregullt.

Grandi theksoi se duhet dhënë çdo përpjekje për shpëtimin e migrantëve të parregullt.

Ndërkohë Italia ka kritikuar Bashkimin Evropian (BE).

"BE nuk mund të qëndroj si spektator në këtë çështje", ka shkruar në rrjetin social ministjra e mbrojtjes e Italisë, Elisabetta Trenta.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.