Hatice Kesgin
05 Nëntor 2016•Përditësim: 05 Nëntor 2016
ANKARA (AA) – Së paku 13 terroristë të DEASH-it janë vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit dhe përleshjet me Ushtrinë e Lirë Siriane (ULS) në Sirinë veriore, bënë të ditur Forcat e Armatosura të Turqisë, raporton Anadolu agency (AA).
Avionë të koalicionit anti-DEASH të udhëhequr nga SHBA-të vranë tetë terroristë gjatë pesë sulmeve në Sirinë veriore, theksohet në njoftim.
Bëhet e ditur se avionët po ashtu shkatërruan tre pika mbrojtëse rreth fshatrave të quajtur si Bolayqah dhe Ash Shuhud.
Nga përleshjet mes DEASH-it dhe ULS-së të premten u vranë pesë terroristë të DEASH-it dhe gjashtë të ULS-së, thuhet në njoftimin, pa u specifikuar rajoni.
Turqia filloi Operacionin "Mburoja e Eufratit" në fund të gushtit për të pastruar zonën kufitare veriore të Sirisë nga terroristët. Operacioni ofron mbështetjen ushtarake turke për ULS-në me forca speciale, sulme ajrore, artileri dhe tanke.