Nuri Aydın
01 Maj 2020•Përditësim: 05 Maj 2020
Në kryeqytetin Pekin të Kinës rihapen sërish për vizitorët parqet dhe muzetë të cilët u mbyllën në kuadrin e masave për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agecy (AA).
Në mesin e vendeve të hapura për vizitorët është edhe "Qyteti i Ndaluar", i cili mbulon një sipërfaqe prej 720 mijë metër katror dhe është një prej pallateve më të njohura në vend.
Për të parandaluar fluksin dhe për zbatimin e distancës sociale për shkak të COVID-19, numri prej 80 mijë vizitorësh i "Qytetit të Ndaluar" do të ulet në 5 mijë, ndërsa edhe parqet do të hapen për vizitorët me një kapacitet 30 për qind.
Autoritetet kanë bërë thirrje për "zbatimin e rregullit të distancimit social" dhe kanë njoftuar se në pika të caktuara do të kryhen matje të temperaturës dhe se vizitorët biletat e tyre duhet t’i rezervojnë nëpërmjet internetit.
- Në 16 ditët e fundit nuk janë regjistruar vdekje me burim koronavirusin
Në kryeqytetin Pekin, ditë më parë niveli i alarmit për COVID-19 nga një në nivelin më të lartë u ul në nivelin dy.
Në Kinë sot janë përcaktuar 12 raste të COVID-19 prej të cilave 6 janë me burim nga jashtë vendit, ndërkohë theksohet se në 16 ditët e fundit nuk janë regjistruar vdekje me burim koronavirusin.
Në vend deri më tani janë shënuar 82.874 raste si dhe 4.633 vdekje nga COVID-19.