Erbil Başay
27 Qershor 2017•Përditësim: 28 Qershor 2017
BERLIN (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Sigmar Gabriel tha se në Amerikë dhe në Evropë ka strategë të cilët planifikojnë politikë kundër Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gabriel në kryeqytetin e Gjermanisë në Berlin bëri vlerësimin e periudhës legjislative 4 vjeçare me kryetarin e përgjithshëm të Partisë Sociale Demokrate (PSD) dhe kandidatin për kryeministër Martin Schulz, si dhe me ministrat e kësaj partie.
Lidhur me pyetjen se si do të jenë marrëdhëniet me SHBA-të në të ardhmen Gabriel tha se “Nuk ka ndonjë strategji kundër SHBA-ve, sidomos nga qeveria gjermane por në Amerikë ka strategë të cilët po planifikojnë politika kundër Evropës dhe Gjermanisë. Kjo nuk na duket e arsyeshme. Kjo nuk është në interes të tregtisë dhe paqes botërore”.
Duke vënë në dukje se qeveria gjermane do të vazhdojë t’i mbrojë mendimet e veta duke qenë e sigurt në vete, por edhe duke ia zgjatur dorën amerikanëve, Gabriel tha se “Ne nuk duam që ta ndajmë SHBA-në me forcë nga Evropa”.
Gabriel, megjithatë u shpreh se “Nuk do të mbesin prapa politikës amerikane”.
Marrëdhëniet me Turqinë
Gabriel lidhur me pyetjen se çfarë do të bëjnë për zhvillimin e marrëdhënieve me Turqinë, rikujtoi se para disa kohësh ka vizituar Ankaranë për të diskutuar jo vetëm për çështjen e bazës në Inxhirlik por edhe për çështjet tjera.
Duke vënë në dukje se kanë mundësi të ndryshme të bashkëpunimit të cilat do t’ia prezantojnë Turqisë, Gabriel tha se “Mendojeni vetëm Bashkësinë Doganore, por për këtë ka një parakusht. Ky parakusht është që Turqia t’i përmbushë detyrimet e tij të shtetit ligjor”. Gabriel theksoi se kushti kryesor është lirimi i qytetarëve të Gjermanisë.
Kryetari i PSD-së, Schulz, tha se ministrat e kësaj partie kanë bërë punë të suksesshme. Ai shtoi se në qoftë se partneri i koalicionit, pra Bashkësia Kristiane (CDU/CSU) nuk i pengon shumë çështje, atëherë krijimi i së ardhmes së Gjermanisë do të jetë më i suksesshëm.