Elvir Hociç
27 Qershor 2017•Përditësim: 28 Qershor 2017
MELBURN (AA) – Flutura bën pjesë ne mesin e gjallesave me jetëgjatësinë më të shkurtër, ndërsa nga shkaku i bukurisë që ka dhe rëndësisë për sistemin ekologjik, gjithnjë e më shumë po vendoset në departamentet e veçanta të kopshteve zoologjike për mbrojtjen e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Në botë ka të regjistruar afër 150 mijë lloje të fluturave, dhe shumica e këtyre specieve jetojnë vetëm pak ditë pas daljes nga lavra. Disa specie të rralla, mund të jetojnë deri në një vit.
Ndryshimi i klimës dhe faktorë të tjerë antropogjenë, kanë kërcënuar mbijetesën e shumë lloje të fluturave.
Shembuj të kujdesit të mirë është Kopshti Zoologjik Wingman në Melburn, ku janë strehuar qindra lloje të fluturave që jetojnë në Australi dhe Oqeani.
Pjesa dërmuese e fluturave hanë përmes këmbëve dhe pipave të vegjël, ndërkohë që ka disa të tjerë që nuk hanë fare.
Pas bletëve, prania e fluturave në natyrë është treguesi më i mirë për një ekosistem të shëndetshëm dhe të ekuilibruar.
Bukuria e fluturave për shekuj me radhë ka mahnitur njerëzit dhe artistët që nga kohët e lashta, siç konfirmohet nga afresket egjiptiane të pikturuara rreth 4.000 vjet më parë.