Bota

Në afërsi të gadishullit korean vërehen avionë luftarakë të SHBA-së

"Aircraft Spots" ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit mbi gadishullin korean janë vërejtur një mjet ajror pa pilot i lartësive të mëdha i modelit "RQ-4 Global Hawk" dhe një bobmadues B-52

Emre Aytekin  | 11.12.2019 - Përdıtësım : 12.12.2019
Në afërsi të gadishullit korean vërehen avionë luftarakë të SHBA-së

Ankara

Mbi gadishullin korean dhe në afërsi të Japonisë janë vërejtur një avion bombardues strategjik B-52 dhe një mjet ajor pa pilot Global Hawk të forcave të armatosura të SHBA-së, tha media jugkoreane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë jugkoreane të lajmeve Yonhap, faqja për gjurmimin e mjeteve ajrore "Aircraft Spots" ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit mbi gadishullin korean është vërejtur një mjet ajror pa pilot i lartësive të mëdha i modelit "RQ-4 Global Hawk".

Gjithashtu, faqja ka theksuar se në pjesën lindore të Japonisë ka fluturuar një avion bombardues strategjik B-52 i cili është ngritur nga baza ushtarake Andersen e forcave të armatosura të SHBA-së në ishullin Guam. Avioni bombardues B-52 është shoqëruar gjithashtu edhe nga avioni tanker i tipit "KC-135R" i cili siguron furnizimin me karburant për avionin në fluturime të gjata.

Fluturimet janë kryer pasi qeveria e Koresë së Veriut ditën e shtunë njoftoi kryerjen e testimit të motorit raketor që mund të përdoret te raketat ndërkontinentale me udhëzues.

Koreja e Veriut javët e fundit ka rritur presionin mbi qeverinë e Washingtonit për rifillimin e negociatave me SHBA-në për çarmatimin bërthamor. Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i kishte dhënë SHBA-së afat deri në fund të vitit që të paraqesë propozime konkrete për vazhdimin e negociatave.

Avionët bombardues strategjikë B-52, të cilët kanë një kapacitet për të mbajtur sasi të mëdha të bombave në fluturime të gjata, përbëjnë një prej pjesëve më strategjike në inventarin e avionëve të ushtrisë së SHBA-së.

Ndërkohë, edhe mjetet arjore pa pilot Global Hawk që kryejnë fluturime me distanca të gjata dhe lartësi të mëdha janë të pajisur me teknologjitë më të zhvilluara në botë për gjurmimin nga ajri dhe mbledhjen e informacioneve të inteligjencës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.