Fuat Kabakcı
24 Janar 2020•Përditësim: 26 Janar 2020
Numri i viktimave nga shpërndarja e koronavirusit të ri (2019-nCoV) në qytetin Wuhan të Kinës është rritur në 25, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, numri i personave të ndikuar nga koronavirusië është rritur në 830, prej të cilëve 177 në gjendje të rëndë.
Koronavirusi i ri është shpërndarë në të gjitha rajonet autonome, rajone të veçantë administrative dhe shtete përveç Rajonit Autonom të Tibetit dhe shtetin Qinghai.
Për shkak të epidemisë 24 persona kanë humbur jetën në shtetin Hubei, ndërsa një tjetër në Hebei.
Ndërkohë, 8.429 persona janë marrë nën kontroll për arsye se kanë pasur kontakte me persona të prekur me virusin. Numri i të dyshuarve që mund të bartin virusin njoftohet të jetë 1.072.
Numri i qyteteve të marrë nën karantinë në Hubei rritet në 8, pas koronavirusit të shfaqur.