Fuat Kabakçı
05 Shkurt 2018•Përditësim: 05 Shkurt 2018
PEKIN (AA) - Të paktën tetë punonjës kanë humbur jetën nga gjithsej 18 të ndikuar nga rrjedhja e gazit në një shkritore të hekurit në jug të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, nga rrjedhja e gazit në një shkritore në provincën Guangdond të Kinës janë ndikuar 18 punonjës.
Tetë nga punonjësit kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa 10 të tjerë janë dërguar në spital.
Zyrtarët theksuan se janë duke zhvilluar hetime mbi shkaqet e incidentit.