Numri i minjve në New York tejkalon 3 milionë
Të dhënat e fundit dhe raportet e banorëve nxjerrin në pah shqetësimet në rritje në lidhje me shëndetin, kanalizimet dhe infrastrukturën urbane
Shkup
Në New York çdo ditë e më shumë po rritet numri i minjve, me vlerësimet e fundit që tregojnë se popullata e minjve tani tejkalon 3 milionë, duke përfaqësuar një rritje prej 50 për qind që nga viti 2010, transmeton Anadolu.
Të dhënat e fundit dhe raportet e banorëve nxjerrin në pah shqetësimet në rritje në lidhje me shëndetin, kanalizimet dhe infrastrukturën urbane, pasi brejtësit paraqesin rreziqe të transmetimit të sëmundjeve dhe dëmtimit të pronës.
Zyrtarët e qytetit kanë zgjeruar përpjekjet për të ngadalësuar rritjen e popullatës së minjve.
Kryebashkiaku i qytetit të New Yorkut, Eric Adams ka nisur ekipe të reja të dedikuara për të luftuar këtë çështje, por dendësia e minjve mbetet sfidë e vazhdueshme në shumë lagje, veçanërisht në zonat me mbeturina të larta si Manhattan dhe Brooklyn.
Ekspertët përmendin ndryshimet klimatike, rritjen e vëllimeve të mbeturinave që vijnë nga rritja e popullsisë dhe vonesat në projektet e rinovimit të infrastrukturës si arsyet kryesore për rritjen, me dimrat më të ngrohtë që u mundësojnë minjve të shumohen gjatë gjithë vitit.
Pavarësisht masave të intensifikuara, përfshirë pilot programe për kontrollin e lindjeve kundër brejtësve dhe rregulla më të rrepta për kontejnerët e mbeturinave, banorët raportojnë se problemi ndihet më serioz se kurrë më parë, me disa që kërkojnë strategji më agresive në të gjithë qytetin.
