Ekip
08 Shkurt 2017•Përditësim: 08 Shkurt 2017
QUETTA (AA) - Nasir Mahmood nga Instituti Meteorologjik i Pakistanit tha se tërmeti i fuqishëm prej 6.4 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur pjesën e largët jugperëndimore të vendit, ndërsa raportohet për dëme materiale të shkaktuar në shtëpi, por nuk ka viktima, raporton Anadolu Agency (AA).
Mahmood tha se epiqendra e tërmetit ishte në perëndim të qytetit Pasnia në provincën Baluchistan, e cila kufizohet me Afganistanin dhe Iranin. Qyteti ndodhet rreth 700 kilometra në jug të Quettas, qendrës administrative të krahinës. Më tej shtohet se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej dhjetë kilometrave.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve ka njoftuar se ka regjistruar një tërmet me prej 6.3 ballësh sipas shkallës Rihter.
Komesari Rajonal i Departamentit të Menaxhimit të Fatkeqësive, Tufail Baluch thotë se janë vënë në nivelin më të lartë të gatishmërisë në rast të dridhjeve të reja.