Bota

Nigeri, ndalohet përdorimi i motoçikletave në Lagos

Ky vendim është marrë për shkak të rritjes së aksidenteve dhe krimit

Adam Abu-bashal  | 28.01.2020 - Përdıtësım : 29.01.2020
Nigeri, ndalohet përdorimi i motoçikletave në Lagos Foto: AA/Arhiv

Abuja

Në ish-kryeqytetin dhe qendrën tregtare të Nigerisë, shtet në Afrikën perëndimore, Lagos, është vendosur ndalim për përdorimin e motoçikletave për shkak të rritjes së aksidenteve dhe krimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga qeveria e shtetit Lagos, thuhet se motoçikletat të cilat në vend quhen si "Keke" dhe përdoren si mjete transportuese, do të ndalohen duke filluar nga muaji shkurt në rajonet Ikeja, Lagos Mainland, Lagos Island, Apapa, Surulere dhe Eti Osa.

Në deklaratë gjithashtu është theksuar se ky vendim është marrë për të ndaluar aksidentet rrugore të cilat mes viteve 2016-2019 kanë shënuar rritje.

Në rajonet e ndryshme të vendit gjithashtu ishte ndaluar përdorimi i motoçikletave pasi bandat e armatosur shpeshherë përdorin këtë mjet për të realizuar sulme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın